
Tirana
Fakti që Tirana nuk e ka marrë ende fitoren e parë në Superiore për edicionin 2025-2026 rrit presion te ekipi i Roberto Bordin. Ditën e sotme, bardheblutë udhëtojnë në Rrogozhinë, teksa do të “përplasin brirët” me Egnatian.
Nëse marrim në konsideratë bastet, të besuarit e Edlir Tetovë janë ndjeshëm të favorizuar për të marrë 3 pikët, e përkthyer me koeficientin 1.73, kundrejt 4.50 të Tiranës.
Në këtë “tablo”, barazimi do ishte rezultati më i favorshëm për bardheblutë, 3.20. Aktualisht, kampionët në fuqi të Egnatias kanë 4 pikë pas 3 javësh, ndërsa Tirana e mbyll rendijtjen me 2 pikë.
Poll