Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tirana pret Flamurtarin në “Selman Stërmasi”, publikohen çmimet e biletave

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana pret Flamurtarin në “Selman Stërmasi”, publikohen
Selman Stermasi

Pas përfundimit të ndeshjeve të kombëtareve, këtë fundjavë rikthehen kampionatet. Në fushë do të rikthehet Tirana, të cilët do të presin në kryeqytet Flamurtarin për javën e tretë.

Në prag të sfidës që zhvillohet pasnesër, Tirana ka zyrtarizuar dhe stadiumin se ku do të zhvillohet ky takim. “Selman Stërmasi” do të hapë dyert të shtunën në orën 16:00 për këtë takim të rëndësishëm.

Gjithashtu, Tirana ka publikuar dhe çmimet e biletave të stadiumit në prag të sfidës me Flamurtarin. Çmimi i biletave në tribunat H, E dhe D do të kushtojnë 300 lekë. Ndërsa në tribunat A dhe B, çmimi do të jetë 1,000 lekë.

Poll

Lexo gjithashtu