Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tirana “peshkon” ish-in e Hajduk Split, gati firma me “bomberin” e sulmit

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana “peshkon” ish-in e Hajduk Split, gati firma me
Leon Krekovic

Tirana është aktualisht në situatën më të vështirë në historinë e saj. Bardheblutë në këtë sezon do të luftojnë për të mbijetuar në Superiore dhe tashmë qëllimi kryesorë i tyre është të shmangin më të keqen, rënien një kategori më poshtë.

E për këtë drejtuesit e shikojnë merkaton e janarit si “shpëtimin” e sezonit. Kjo pasi kërkohen ndërhyrje të mëdha në janar dhe afrime cilësore për të përmirësuar ekipin dhe për ta rikthyer skuadrën te rezultatet pozitive.

Kështu largimet do të jenë të shumta, ndërsa afrimet do të jetë cilësore. Dhe pikërisht për përforcimin e skuadrës ka nisur puna. Bëhet me dije se bardehblutë kanë “piketuar” një sulmues.

Bëhet fjalë për ish-futbollistin e Hajduk Split, Leon Krekovic. 25-vjeçari aktualisht është pjesë e HSK Posusje në Bosnje Hercegovinë, me të cilët ka kontratë të vlefshme deri në qershor të 2026.

Gjithsesi futbollisti pritet t’u bashkohet kryeqytetasve dhe në ditët në vazhdim pritet të mësohet më shumë mbi këtë lëvizje dhe marrëveshjen mes palëve.

Poll

Lexo gjithashtu