Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Tirana nuk ka pika të dobëta”, trajneri i Egnatias Edlir Tetova i trembet rivalit: Pres ndeshje të dyluftuar

Shkruar nga NEWSPORT
“Tirana nuk ka pika të dobëta”, trajneri i Egnatias Edlir
Edlir Tetova

Nesër në orën 19:00 në Rrogozhinë do të luhet një ndeshje mjaft interesante dhe shumë impenjative, kampionët në fuqi të Egantias do të presin klubin më të titulluar në Shqipëri, Tiranën. Në prag të sfidës, ka folur trajneri Edlir Tetova nga kampi i vendasve.

Ai ka ngritur në “piedestalë” rivalin, madje duke u shprehur se Tirana nuk ka pikë të dobët: “Java ka qenë e qetë, grupi është stërvitur normalisht. Selmani kishte dje probleme por mendoj se do të jetë i gatshëm me grupin. Tirana? Ajo është një nga skuadrat tona më me traditë, por fokusi është te Egnatia, te ajo që unë mendoj se duhet bërë në fushën e lojës. Tirana, përveç ribërjes së grupit, nuk ka pika të dobëta pasi flasim për ekipin më të titulluar në Shqipëri.

Gruda kthehet nga dëmtimi i javës së kaluar, por mendoj se është i gatshëm dhe është stërvitur normalisht me pjesën tjetër të skuadrës. Sigurisht që do shikojmë lojtarët që janë më të angazhuar apo janë futur më shpejt në manovër, mendoj pastaj se ashtu do të jemi nesër në fushë.

Çfarë është e kaluara, është e kaluara! E mira është që të bëjmë këtë vit atë që kemi bërë në të kaluarën, por mendoj se gjithë theksi është te mënyra e lojës.

Në presion më vë vetëm kjo pjesë, se si unë apo Egnatia duhet të shfrytëzojë apo shtrihet në fushën e lojës për të lëvizur topin. Mendoj se do të jetë një ndeshje goxha e luftuar, të dyja kanë nevojë për pikë. Unë jam i përqendruar te skuadra ime, te ajo që dimë të bëjmë. Theksi është te kjo gjë.

Rastet e humbura? Kemi pasur problem pjesën që kemi qenë të pranishëm te porta. Por hap pas hapi, ndeshje pas ndeshje, mendoj që çdo gjë mund të rregullohet.

Momentalisht kam 20 lojtarë që janë të gjithë të gatshëm për ndeshje. Europa kaloi, lodhja prej saj është e pranishme, por do ketë rotacione që e kam praktikuar vazhdimisht. Fokusi është te ata që janë në lidhje më të shpejtë për grupin e lojën tonë.

Nuk ka ndeshje vendimtare se është kampionat i gjatë, është ndeshje e radhës. Duhet respektuar emri i kundërshtarit. Sa i përket stafit, nuk përbën probleme për secilin se në fund është në këmbët e lojtarëve ajo që shfaqet. Sigurisht që kemi përballë një trajner, i cili ka goxha eksperiencë. Por fokusi është tek Egnatia”.

 

Poll

Lexo gjithashtu