
Klubi i Tiranë ka bërë investime serioze në merkto, duke përforcuar grupin në çdo repart. Por rezultatet në dy ndeshjet miqësore kanë lënë shije të keqe.
Humbja kundër Lirisë së Prizrenit dhe barazimi 1-1 me Lirinë e Fushë Krujës. Bardheblutë e kanë të vështirë të bindin në lojë, të paktën deri në këtë fazë. Sezoni i ri nuk është larg, ndërsa kërkohet reagim, duke filluar me testin e radhës. Në nje mesazh në rrjetet sociale, ka reaguar klubi i Tiranës:
“Ditën e djeshme u zhvillua miqësorja KF Iliria - KF Tirana e cila u mbyll me rezultatin 1-1. Goli për bardh’ e blutë u realizua nga Tola në minutën 63’. Nga dita e nesërme skuadra zhvendoset drejt Greqisë, ku na pret faza përgatitore dhe ngarkesa e plotë për sezonin e ri!”.