Po qarkullojnë informacione intesive nga mediat sportive në Shqipëri se Vangjel Mile është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Tiranës. Madje shkohet më tej, se bordi i bardhebluve ka gjetur edhe pasuesin, fjala është për Roberto Bordin.
60-vjeçari italianë aktualisht ndodhet pa ekip, por në bazë të analizimit të eksperiencave me klubet pararendëse, përkon se në dy vitet e fundit, Bordin është shkarkuar dy herë, konkretisht nga Sheriff (6 tetor 2023) dhe prej Triestina (30 qershor 2024).
Më herët, protagonisti në fjalë ka drejtuar edhe Elbasanin, por u largua pas vetëm 18 takimesh me një mesatare të dobët, 1.5 pikë për ndeshje. Arritja më e madhe e Bordin koçidon me drejtimin e përfaqësueses së Moldavisë, ku ka edhe mestaren më të dobët, 12 ndeshje, 1 fitore, 1 barazim dhe 10 humbje.