Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tirana në ALARM në mes të merkatos, titullari i ekipit rrezikon sezonin

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana në ALARM në mes të merkatos, titullari i ekipit rrezikon
Tirana dhe Tirona Fanatics

Tirana ka marrë një lajm mjaft të keq. Titullari i ekipit, Rimal Haxhiu u dëmtua në sfidën e Kupës përballë Bylis, teksa ky dëmtim mesa duket është më serioz se ç’pritej.

Edhe pse ende nuk kanë dalë rezultatet e rezonancës magnetike, Haxhiu rrezikon që të ketë mbyllur sezonin. Me mungesën e gjatë të tij, Tirana mbetet pa një mbrojtës të djathtë, rol i cili nuk ishte natyral për Haxhiun, por ky i fundit u përshtat aty.

Kjo ka bërë që klubi bardheblu të futet menjëherë në merkato për një mbrojtës të krahut të djathtë. I vetmi anësor, por jo mbrojtës që kanë në ekip është Gjumsi. Kujtojmë se pjesë e bardhebluve ishte dhe Isuf, por bullgari u largua pasi prishi kontratën me Tiranën.

Pritet të shihet cilin lojtar do të ‘peshkojë’ tashmë Tirana, duke u gjendur në alarm në mes të merkatos së janarit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga