Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tirana luan fatet e sezonit kundër Bylisit, nuk ka më “justifikime” për trajnerin Orges Shehi (FORMACIONET ZYRTARE)

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana luan fatet e sezonit kundër Bylisit, nuk ka më
Tirana - Bylis

Janë publikuar formacionet e ndeshjes Tirana – Bylis, e vlefshme për javën e 28-të në Superiore. Bardheblutë mbajnë vendin e fundit në tabelë, çka do të thotë se fitorja është “detyrim” ndaj rivalit të drejtpërdrejtë në “luftën” e mbijetesës.

Për trajnerin Orges Shehi, nuk pranohen më justifikimet, në bazë të kushteve ku bardheblutë ndodhen dhe ka pak ndeshje të mbetura në dispozicion, deri në mbyllje të sezonit.

Në këtë sfidë, Shehi ka besuar nga minuta e parë në fazën ofensive Xhixhës, Kresic, Kobiljar dhe Mehmeti. “Timonieri” i Bylisit Mirel Josa, “përgigjet” me Markun, Përgjoni, Do Karmo dhe Stolov në repartin “goditës”.    

FORMACIONET ZYRTARE

TIRANA: Bekaj, Vera, Ndong, Myslovic, De Freitas, Haxhiu, Halili, Xhixha, Kresic, Kobiljar, Mehmeti

Trajner: Orges Shehi

BYLIS: Ozols, Kane, Dos Santos, Përndreca, Adeduro, Kamara, Dimov, Marku, Përgjoni, Do Karmo, Stoilov

Trajner: Mirel Josa  

Poll

Lexo gjithashtu