Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tirana kundër gjeorgjianëve në Europë, Bledi Shkëmbi: Janë të fortë, për ne më e rëndësishme të kompletohemi

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana kundër gjeorgjianëve në Europë, Bledi Shkëmbi:
 

Fati i rezervoi Tiranës skuadrën e Torpedo Kutaisit në turin e parë të Conference League. Për këtë ka folur trajneri Bledi Shkëmbi.

“Për të qenë i sinqertë nuk është se kishim shumë informacion për skuadrën e Torpedos. Këto ditë kemi grumbulluar informacion dhe e dimë që është një skuadër e fortë, me buxhet të madh dhe me disa lojtarë shumë cilësorë.

Pavarësisht kundërshtarit, për ne më e rëndësishme është të kompletojmë skuadrën pasi kemi mangësi në të tre repartet dhe shpresoj që shumë shpejt, skuadra të marrë fytyrën e saj. Në fakt do të doja një skuadër që është më afër gjeografikisht, pasi rruga e gjatë nuk është në favor të klubeve dhe lojtarëve”, u shpreh Shkëmbi.

Kujtojmë se ndeshjet luhet më 11 korrik në Gjeorgji dhe më 18 korrik në Tiranë. Tirana ndodhet në Ohër ku po vazhdon me fazën përgatitore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga