Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tirana jep “shkëndija” shprese, Vora e “mallkuar”! Java e 28-të mes befasish

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana jep “shkëndija” shprese, Vora e “mallkuar”!
Vora - Partizani

Java e 28-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë fundjavë me pesë përballje të "zjarrta", që sollën gola, barazime dhe fitore të rëndësishme për renditjen.

Sfida hapëse mes Egnatia dhe Vllaznia në “Arena Egnatia” u mbyll pa gola, me të dy skuadrat që ndanë nga një pikë në një përballje të luftuar deri në fund.

Të shtunën, Tirana arriti një fitore minimale, por shumë të rëndësishme, duke mposhtur 1-0 Bylis në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Ndërkohë, AF Elbasani mori tri pikë të vlefshme në transfertë, pasi triumfoi 2-1 ndaj Flamurtari, duke barazuar Vllazninë në krye të renditjes me 52 pikë. Egnatia ndjek me 50 pikë, ndërsa Partizani është i katërti me 43 pikë.

Dy ndeshjet e fundit të javës u zhvilluan të dielën. Përballja mes FK Vora dhe Partizani përfundoi në barazim spektakolar 2-2, teksa vorakët shpërdoruan avantazhin, duke u barazuar në fund përmes autogolit. Në stadiumin “Air Albania”, Teuta siguroi një fitore të rëndësishme 1-0 në transfertë ndaj Dinamo City.

 

Rezultatet e javës së 28-të:

Egnatia – Vllaznia 0-0

Tirana – Bylis 1-0

Flamurtari – AF Elbasani 1-2

FK Vora – Partizani 2-2

Dinamo City – Teuta 0-1

Poll

Lexo gjithashtu