Ziad Ouled-Haj-M'hand
Ziad Ouled-Haj-M'hand do të jetë futbollist i Tiranës në këtë sezon. 22-vjeçari bëhet kështu lojtari më i ri i bardhebluve.
Palët mes tyre kanë arritur marrëveshjen për këtë transferim, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi. Prezantimi i futbollistit pritet të bëhet në ditët në vazhdim.
Holandezi do të përforcojë repartin e mbrojtjes, teksa luan si qendërmbrojtës. I shumëdëshiruar nga stafi i bardhebkuve pas dëmtimeve të Kolës dhe Dembele.
22-vjeçari transferon në kryeqytet si futbollist i lirë, teksa së fundmi ishte pjesë e ND Gorica në Slloveni. Ndërkohë ka luajtur edhe për ekipe si Bremer SV, Ter Leede, ST.Polten JUN. dhe UAFC U-21.
Poll