Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tirana i "shkel syrin" trajnerit kampion? Halili mesazh Edlir Tetovës: Jeni profesionist i vërtetë

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana i "shkel syrin" trajnerit kampion? Halili mesazh Edlir
Edlir Tetova - Orges Shehi

Edlir Tetova arriti të drejtonte Egnatian drejt titullit të parë kampiona të Superiores për rrogozhinasit. është një nga 'arkitektët' e këtij ekipi pasi ka marrë pjesë që në ndërtimin me themel të saj në merkato dhe më pas e udhëhoqi nga ndeshja e parë, deri tek e fundit me Partizanin ku u shpallën kampion.

Tani duhet të bëhet gati për mijëra urime që do t'i vijnë në celular apo edhe personalisht. Një i veçantë vjen nga... klubi i Tiranës. Drejtoresha e bardhebluve, njëohësisht edhe vajza e presidentit, Goldi Halili i ka dedikuar disa rreshta ku e uron për titullin mëse të merituar.

“Për njeriun e mirë që ju jeni! Për mëshirimin e pozitivitetin që ju lexohet në fytyrë! Për profesionistin e vërtetë! Urime profesor Tetova! Mëse e merituar”, shkruan Halili.

Duke qenë në prag-merkatoje dhe me Tiranën që 'regjet' në kërkim të një trajneri, a është ky urim një 'shkelje syri' për një bashkëpunim mes tyre? Mbetet për t'u zbuluar, por Tetova dhe Tirana kanë një histori mes tyre pasi ai ishte ndihmës i Shehit kur ky i fundit drejtonte kryeqytetasit.

Tirana i "shkel syrin" trajnerit kampion? Halili mesazh Edlir
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga