
Tirana ka surprizuar të gjithë me transferimin e fundit. Drejtuesit bardheblu rikthyen në ekip Erando Karabecin.
Mesfushori do të riveshë sërish fanellën e kryeqytetasve dhe do të jetë një vlerë e shtuar për sezonin e ri. 36-vjeçari rikthehet te Tirana pas 5 vitesh, për të mbyllur edhe karrierën në kryeqytet.
Mjaft i lumtur për këtë rikthim shprehe Krabeci. Ky i fundit nënvizon se Tirana gjithmonë ka qenë pjesë e shpirtit të tij dhe është rikthyer për të mbyllur një udhëtim që e ka jetuar me gjithë zemër. Ndër të tjera falenderon tifozët bardheblu për dashurinë e dhënë gjatë këtyre viteve.
“Tirana nuk ka qenë kurrë thjesht një klub për mua, ka qenë shtëpia ime, familja ime, dhe pjesë e shpirtit tim. Është emocion i veçantë të rikthehem këtu për të përmbyllur një udhëtim që e kam jetuar me zemër. Vij me dëshirën për të dhënë gjithçka edhe në këtë fazë të fundit të karrierës sime, por edhe për të ndihmuar të rinjtë që po rriten në këtë klub me traditë. Tifozëve bardheblu, ju falënderoj nga zemra për dashurinë e përjetshme”, ka deklaruar 36-vjeçari.