
Partizani - Tirana
Tirana përveç problemit të stadiumit përballet edhe me një tjetër problematikë. ‘Bardheblutë’ janë kthyer në një ekip barazimesh në këtë edicion të Superiores.
Klubi kryeqytetas numëron 12 ndeshje me ndarje pikësh nga 23 sfida në total qysh prej qershorit. Pra, gjysma e takimeve janë mbyllur me nga 1 pikë. Mesatarasisht, 1 në 2 përballje kryeqytetasit e kanë parë veten në ‘paqe’ me kundërshtarin.
Tirana qartazi është skuadra ‘X’ prej nisjes së sezonit. Ndoshta, kjo statistikë e keqe është dhe arsyeja pse timoni i Tiranës ndryshoi drejtim duke iu besuar ish0it të Lushnjes, Maganit.
Poll