
Tifogrupi, "Tirona Fanatics"
Tirana do ta nisë sezonin e ri në transfertë. Ditën e shtunë do të sfidojnë Bylisin në “Adush Muça”, ku do të synojnë ta nisin me këmbën e mbarë kampionatin.
Një duel interesante dhe delikat do të jetë për bardheblutë, të cilët në këtë sezon synojnë të lënë gjurmë në elitë dhe të mos përsërisin sezonin e kaluar. E kur jemi vetëm 2 ditë para kësaj sfide, “Tirona Fanatics” kanë bërë një postim në rrjetet sociale.
Tifozët konfirmojnë prezencën e tyre në “Adush Muca”, ndërsa kanë zbuluar edhe axhendën e kësaj transfertë. Nisja do të bëhet në orën 13:00 te “Selman Stërmasi”.
Siç dihet ndeshja mes Bylisit dhe Tiranës është programuar të startojë në orën 17:00.
View this post on Instagram
Poll