
Tirana
Kanë kaluar 3 javë në Superiore dhe Tirana ende është në kërkim të fitores së parë në këtë edicion. Ardhja e trajnerit Roberto Bordin ka ndryshuar disi frymën mbizotërues në ekip, por do të jenë rezultatet ato që do japin “pasqyrë” më të qartë.
Tifogrupi “TironaFanatics” ditën e sotme ka shpërndar një mesazh në rrjetet sociale, duke i dhënë mbështetje të plotë ekipit në vigjilje të transfertës ndaj Egnatias:
“Nisja nesër nga stadiumi në orën 16:30. Shkojmë, vetëm për TIRONËN”. Duhet thënë se të dyja ekipet në fjalë janë në “gjueti” të pikëve, çka do të thotë se dyluftimet do të vështrohen si “meny” e zakonshme në këtë përballje.

Mesazhi i "TironaFanatics"
Poll