Ish-arbitri shqiptar Lorenc Jemini, pjesë e panelit të “Procesi Sportiv” në Top Channel, ka “skanuar” vendimin e Tiranës në fillim të pjesës së dytë kundër Teutës.
Skuadra bardheblu vendosi të protestojë për vendimet e arbitrit, duke ndjetur 12 minuta me vonesë në dhomat e zhveshjes, gjithsesi më vonë startoi pjesa e dytë.
Deri në këtë moment nuk ka një vendim konkret nga Komisioni i Disiplinës. Jemini ka qenë i ashpër për këtë veprimi te Tiranës:
“Po marrim ndeshjen me Teutën. Nuk di që Tirana të ketë të akulmular për padrejtësitë që i janë bërë kaq të mëdha dhe të protestojnë në këtë formë.
Me këtë protestë, klubi kryqeytetas rrezikon shumë. Jam i bindur, gjobën e ka të sigurtë që do e marrë. Pikërisht nga ky episod mund të ndërpritej ndeshja.
Si mund të ndodh kjo! Për një penallti apo për një korne nuk del në fushë ekipi! Ta bëj protestën atije ku bëhet. Po të isha unë delegat, do e ndërprisja ndeshjen direkt”.
