Presidenti i Elbasanit, Kujtim Llupa, ishte i ftuar në panelin e emisionit “Mega Sport” në A2CNN, teksa i është përgjigjur pyetjeve rreth tensioneve që u shkaktuan në përballjen mes ekipit të tij dhe Flamurtarit në Vlorë.
Llupa ka treguar një tjetër version të kësaj historie, teksa u shpreh se presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi i kërkoi personalisht që t’u afrohet tifozëve për t’i përgëzuar.
"Për sa i përket pjesës së dytë të tifozëve, e kam thënë dhe në një studio tjetër që janë e vetmja tifozeri në Shqipëri që e mbështet ekipin si brenda dhe jashtë, por ia kam kërkuar zyrtarisht që sjellja të jetë brenda të gjithë kornizave sportive, jo antisportive.
Sa i përket ditës së djeshme di t’iu them vetëm kaq që pritja nga presidenca e Flamurtarit ishte shumë miqësore, por u agravua në fund të ndeshjes midis futbollistëve kur lojtarët e Flamurtarit dhe të ndonjë tjetri që nuk e di ekzaktësisht se kush ishte duke goditur lojtarët e mi të cilët u gjendën të papërgatitur.
Pas ndeshjes dhe incidenteve, presidenti i Flamurtarit Sinan Idrizi më ka ftuar, më tha dua të vi te tifozët e tu t’i uroj për fitoren. Kemi shkuar bashkarisht tek tifozët tanë dhe i ka uruar pasi ndodhën shumë incidente. Ajo ishte një pjesë le të themi për të ulur pak situatën e agravuar. Dua ta ezauroj këtë pjesë pasi në Vlorë ndihem shumë i afër sepse të gjithë ish-lojtarët e Flamurtarit më kanë pritur dje pasi filloi ndeshja dhe pasi mbaroi ndeshja më kanë përkrahur dhe mohuar fitoren”.
