
Ish-futbollisti i Tiranës, Rezart Dabulla ka qenë së fundmi i ftuar në “Procesi Sportiv” në Top Channel, ku është bërë protagonist më “thumbimet” drejt tifozëve të Partizanit.
Dabulla tha se Partizani është më mirë se bardheblutë vitet e fundit, por ndër të tjera shtoi se në kohën kur ai vetë ishte pjesë e bardhebluve, tifozët e kuq qanin pas derbit.
“Këto vitet e fundit i japin të drejtë të gjithë dashamirësve të Partizanit. Në derbi faktikisht Partizani ka qenë më mirë me rezultate. Këto dy vitet e fundit Tirana mund të ketë 1 fitore, 3 humbje. Është e vërtetë që është mirë Partizani këtë periudhë. Por, në kohën e Tiranës që njoh unë, në Tiranën time tifozët e Partizanit qanin me lot. Unë humbjet në derbi i numëroj me gishtat e njërës dorë. Në 13 vite karrierë te Tirana...”, është shprehur Dabulla