Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Thomas Brdaric lëshoi “BOMBËN” ditën e finales së titullit, paralajmëroi “vendimin” e papritur të Bekim Balajt

Shkruar nga NEWSPORT
Thomas Brdaric lëshoi “BOMBËN” ditën e finales
Thomas Brdaric dhe Bekim Balaj

Bekim Balaj mund të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Diçka të tillë e ka thënë vetë ish-trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric. Në ditën e finales së titullit përballë Egnatias, Thomas Brdaric ka dhënë një intervistë për “Kicker”.

Aty, tekniku e ka nisur fjalën e tij me portierin Jukaj dhe talentët e tjerë të Vllaznisë. Më tej, Brdaric u ndal pikërisht te Bekim Balaj. Për këtë të fundit, gjermano-korati tha se kapiteni i shkodranëve po bëhet gati të tërhiqet nga futbolli.

“Ai së shpejti mbush 20 vjeç dhe ka bërë së fundmi edhe paraqitjen e tij të parë me kombëtaren U21. Kevin Dodaj, 19, ka fituar duke luajtur vendin e tij në sulmin e Kombëtares U21.

Balaj? Tani ai po bëhet gati të tërhiqet. Si një ish-lojtar i Kombëtares, ai është dhe mbetet një incentiv i jashtëzakonshëm për lojtarët tanë të rinj”, ishin fjalët e ish-trajnerit të Vllaznisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga