Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Teuta “pazar” te rivalët, “rrëmben” një mbrojtës dhe një mesfushor

Shkruar nga NEWSPORT
Teuta “pazar” te rivalët, “rrëmben” një
Teuta - Dinamo

Teuta pritet që ditën e sotme të zyrtarizojë Enkeleid Dobit si trajner të skuadrës, ndërsa kanë bërë gati edhe disa afrime të rëndësishme. Pas marrëveshjes së arritur me Florian Përgjonin dhe Gentian Selmanin, durrsakët kanë “peshkuar” te një tjetër rival në Superiore.

Këtë herë te Dinamo, ku kanë “piketuar” një mbrojtës dhe një mesfushor. Bëhet fjalë për Rustem Hoxhën dhe për Ardit Tolin. I pari luan si mbrojtës, teksa ka përfunduar kontratën me “Blutë”. Kalimi për të në Durrës është një rikthim, pasi siç dihet në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e “Djemve të Detit”.

Ndërkohë mesfushori është i larguari i radhës nga “Blutë” dhe me shumë gjasa do t’u bashkohet durrsakëve për sezonin e ri. Përforcime me shumë vlerë për Teutën, e cila shton eksperiencë dhe përforcon ekipin me elementë cilësorë dhe që e njohin mjaft mirë Superioren.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga