
Te Teuta pavarësisht se janë pa president dhe ende nuk ka informacion se kush do t’i udhëheqënë sezonin e ri, sërish puna vazhdon. “Djemtë e Detit” dëshirojnë të shmangin çdo situatë të ngjashme me sezonet e fundit dhe për këtë po punojnë për transferimin e futbollistëve me eksperiencë.
Gjithçka është fokusuar te futbollistë që e njohin mirë Superioren dhe që eksperienca e tyre do të ndihmonte ekipin të shkojë drejt rezultateve pozitive. Kështu pas marrëveshjes për transferimin e Florian Përgjonit, me të cilin do të firrmosin një kontratë 2-vjeçar,e një tjetër ish-i Tiranës do të kalojë në Durrës.
Bëhet fjalë për Gentian Selmanin, i cili mbylli aventurën me Tiranën. Një largim nga kryeqyteti pas 2 sezonesh, por aventura e gardianit të portës do të vazhdojë në Superiore te durrsakët. Në ditët në vazhdim pritet të mësohet më shumë mbi këtë çështje.