
Trajneri i Tiranës Roberto Bordin pas fitores në derbi ndaj Partizanit është gati të marrë një tjetër rezultat pozitiv dhe ta ngjis në renditje klubin më të titullar në Shqipëri. Rivali i radhës është Teuta, një kundërshtarë që pas 6 javësh Superiore nuk e njeh humbjen:
Si e keni përgatitur ndeshjen me Teutën? Është shumë e rëndësishme sepse fitorja në derbin me Partizanin na dha disa pikë më shumë në klasifikim, dhe na dha moral të lartë, por ndeshjet ndryshojnë nga njëra-tjetra.
Teuta ka skuadër shumë të forta, me lojtarë të rëndësishëm që luajnë mirë futboll. Janë ekip shumë i fortë, sidomos në presion. Duhet të futemi me mentalitet tjetër, sepse do jetë ndeshje komplet tjetër nga çfarë luajtëm në derbi. Duhet të bëjmë maksimumin për të vazhduar serinë pozitive.
A është gati Tirana të mposhtë Teutën? Është një ndeshje shumë e vështirë sigurisht sepse është skuadër që mban ritëm të lartë gjatë gjithë ndeshjes. Por ne shikojmë çfarë ndodh në shtëpinë tonë dhe mundohemi të bëjmë më të mirën për të qenë gati.
Objektivi për fitore në tre ndeshjet e ardhshme, jeni në presion? Duke luajtur në shtëpi me tifozët tonë sigurisht, edhe jashtë ata na ndjekin, por unë shikoj ndeshje pas ndeshje.
Nuk shikoj kalendarin që janë katër apo pesë ndeshje. Sigurisht kur ke shumë ndeshje në shtëpi, ke tjetër qasje. Nuk është se bën ndonjë diferencë të madhe, por objektivi është për të marrë maksimumin.
Zhvendosja në “Air Albania”? Është shumë e rëndësishme kjo pjesë e ndryshimit, për mirë. Siç edhe ndeshjet e tjera që luhen në stadiumin tonë.
Kush është Tirana e vërtetë? Objektivi ynë është të përmirësohemi ndeshje pas ndeshje. Sigurisht nuk është se ndeshjet ngjasojnë, ndryshojnë nga njëra-tjetra, por ne duhet të bëjmë maksimumin dhe të marrim sa më shumë pikë. Shpirti i garës që duhet të kemi është pjesa e dytë ndaj Dinamos, ai është shpirti i Tiranës.
E keni parë Kombëtaren shqiptare? E kam parë, jam shumë i lumtur. I bën mirë edhe frymës së kampionatit.
Gjendja e skuadrës? Po. Pjesa më e madhe është gati, kishim dje një kontraktim të vogël me Rafën. Do ta shikojmë sot se si do shkojë, kemi edhe stërvitjen e fundit. Normalisht do shikojmë.