Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tetova i beson skuadrës fituese, Brdariç ka dilema në sulm (FORMACIONET E MUNDSHME)

Shkruar nga NEWSPORT
Tetova i beson skuadrës fituese, Brdariç ka dilema në sulm
Egnatia - Vllaznia

Egnatia dhe Vllaznia do të bëjnë mes tyre lloagritë e gjysëmfinales së dytë të “Final – Four’. Duel mjaft i rëndësishëm për objektivin titull për të dyja skuadrat, që do të kërkojnë kualifikimin për në finalen e madhe.

Në “Air Albania” në orën 20:00 do të startojë spektakli, ku emocionet do të jenë të pranishme te lojtarët dhe tifozët. Një duel mjaft delikat, ku shkodranëve iu bën puhë vetëm fitorja, ndërsa rrogozhinasit kualifikohen me barazim.

Edlir Tetova nuk ka ndërmend të ndryshojë skuadrën, teksa do t;i besojë ekipit fitues. Albano Aleksi rikthehet të marrë vendin e tij në mesin e fushës, duke qenë një armë plus për rrogozhinasit.

Ndërkohë nga krahu tjetër Thomas Brdariç ka përgatitur gjithçka në detaje, ndërsa ka vetëm një dilemë në sulm. Ka një balotazh mes Grudës dhe Çobës për vendin e titullarit.

Formacionet e mundshme:

Egnatia: Sherri, Dylis, Malota, Xhemajli, Fangaj, Zejnullai, Aleksi, Fernando, Ndreca, Ibrahimoglu, Montenegro. Trajner: Edlir Tetova

Vllaznia: Qarri, Smajli, Stojanovic, Juric, Hakaj, Alivoda, Krymi, Boshnjaku, Çoba (Gruda), Mala, Balaj. Trajner: Thomas Brdaric.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga