Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Terreni ishte i vështirë”, Tetova i “shqetësuar”: Duhet ta mbyllnim ndeshjen më shpejt

Shkruar nga NEWSPORT
“Terreni ishte i vështirë”, Tetova i
Edlir Tetova

Egnatia triumfoi ndaj Vorës me rezultatin minimal 1-0 në sfidën e vlefshme për javën e 6-të të Superiores. Në përfundimin e takimit trajneri i Egnatias Edlir Tetova doli në prononcim për mediat.

“Jemi të kënaqur nga fitoret, pauza vjen në momentin e duhur. Kemi shumë punë për të bërë akoma. Kemi qenë vetëm një pjesë, siç e tha dhe Ardi, i cili sot nuk ka pse bën pyetje sepse e ka analizuar të gjithën. Pjesën e dytë vuajtëm shumë nga krahët, u bënë me 3 mbrapa dhe i jepnin përparësi krahëve.

Vora kishte momentet e veta, por mendoj që ndeshjen duhet ta kishim mbyllur më shpejt. Terreni sot ishte i vështirë, nuk dua të ankohem. Nëse do të bësh diçka të bukur, fusha duhet të jetë e mirë. Mendoj që rastet e krijuara nga Vora, ka qenë koha e presingut. Thur elozhe për trajnerin Bellai sepse po e fut në orbitë lojën e Vorës, ka identitet dhe të vë në vështirësi.

Vora ishte shumë mirë në markim në presing. Bardhi është një lojtar që shkon në thellësi shumë, donim të merrnim ne metra në krahun e majtë. Po ta kapësh tre vitet e fundit, nuk kam golashënes në ekip, përveç Lushkjes, nuk më shqetëson aspak kjo gjë. Sigurisht që lojtarët duhet të jenë altruist për të pasuar në fund dhe të mbyllnim ndeshjen”, u shpreh Tetova.

Poll

Lexo gjithashtu