Tifozët pas ndeshjes Tirana - Elbasani
Ndeshja mes Tiranës dhe Elbasanit e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi me shifrat 0-1. Megjithatë, pas mbylljes së sfidës kishte edhe tensione mes dy tifozërive.
Pas daljes nga stadiumi, dy tifozërite respektive kanë tentuar përplasjen fizike. Por diçka e tillë është parandaluar me ndërhyrjen e forcave të policisë, të cilët kanë shmangur incidentet.
Vlen të përmendet se disa tifozë janë shqëruar në komisariat, pasi kanë tentuar të përplasen fizikisht me tifozët e ekipit kundërshtar.
Poll
