Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Te Teuta nuk e bëjnë dramë humbjen ndaj Egnatias, klubi: Nuk ndryshon asgjë nga ajo që jemi dhe që synojmë!

Shkruar nga NEWSPORT
Te Teuta nuk e bëjnë dramë humbjen ndaj Egnatias, klubi: Nuk
Teuta

Teuta u mposht nga Egnatia ditën e djeshme. Durrsakët humbën 1-0 ndaj kampionëve aktualë të Superiores.

Kjo për “Djemtë e Detit” është e para humbje në këtë sezon në Superiore. Por kjo disfatë nuk është bërë “dramë” nga durrsakët, të cilët kanë bërë një postim në rrjetet sociale.

Klubi ka shkruar se rezultati i djeshëm nuk ndryshon asgjë nga ato që janë dhe që synojnë të jenë.

“Rezultati i djeshëm nuk ndryshon asgjë nga ajo që jemi dhe ajo që synojmë. Së bashku luftojmë, së bashku ngrihemi”, shkruan klubi durrsak. Kujtojmë se aktualisht Teuta mban vendin e 3-të në kampionat, teksa pas 9 javësh kanë grumbulluar 14 pikë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ᴋғ ᴛᴇᴜᴛᴀ (@kfteuta.official)

Poll

Lexo gjithashtu