Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Te Partizani nuk presin më, të kuqtë “all-in” për ish-in e Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
Te Partizani nuk presin më, të kuqtë “all-in”
Redon Xhixha

Partizani kërkon përforcime cilësore në merkaton e janarit për të shtuar forcat në skuadër për pjesën e dytë të sezonit. Të kuqtë janë një prej skuadrave që kërkon titullin dhe për të arritur drejt këtij objektivi kërkohen lojtarë që e njohin mirë Superioren.

Kryeqytetasit siç duket kanë vendosur të jenë “all-in” në merkato dhe objektivi kryesorë i tyre është Redon Xhixha. Ky i fundit para disa sezonesh ka mbajtur veshur fanellën e Tiranës, ku ia ka dalë të shpallet edhe golashënuesi i Superiores.

Aventura e sulmuesit në Azerbajxhian nuk ka shkuar siç dihet dhe në këto kushte Partizani mendon të përfitojë. Drejtuesit tentojnë q ëish-in e rivalëve ta sjellin sërish në kryeqytet në formë huazimi deri në fund të sezonit. Ndryshimet e mëdha që po bëjnë te Partizani në këtë merkato, bëjnë që Xhixhës t’i premtohet një vend kyç në formacionin e “Demave” dhe tashmë ditë të “nxehta” priten në vazhdim.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga