
Tedi Cara dhe trajneri i Partizanit, Aleksandar Veselinovic
Te Partizani dinë si festohet. Diçka e tillë shihet mjaft mirë në fotot që vetë klubi i kuq ka publikuar. Lojtarët, stafi, drejtori i përgjithshëm Olsi Rama dhe presidenti Demi janë mbledhur për të festuar festat e fundvitit.
Këngët, vallet, pijet dhe muzika nuk kishin si të mungonin. Teksa kapiteni Tedi Cara e “djeg” vallen me trajnerin serb Aleksandar Veselinovic, i cili mesa duket po mëson të kërcejë alla-shqiptarshe, edhe pse gjuhën ende se ka mësuar.
“Partizani ju uron gëzuar festat. Klubi ka organizuar mbrëmjen festive në prag të festave të fundvitit. Në ambjentet e Kompleksit Sportiv Partizani drejtuesit dhe skuadra kanë kaluar së bashku momente emocionuese”, shkruan klubi i Partizanit.
Poll