Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Të kesh dinjitet dhe qëndrueshmëri është dobësi”, Ilir Alliu “kryqëzon” klubet e Superiores: Askush s'ngriti zërin veç tifozëve, jemi në pikën ku gjithçka është në shitje

Shkruar nga NEWSPORT
“Të kesh dinjitet dhe qëndrueshmëri është
Ilir Alliu

Rezultatet e javës së 34-të në Abissnet Superiore ishin vërtetë surprizë për mënyrën se si shkuan, kjo pasi skuadrat që luftojnë për mbijetesë morën të gjitha fitore në “hesapet” e tyre për të qëndruar në elitë. Padyshim, kjo nuk i ka shpërtuar edhe komenteve të ish-futbollistit Ilir Alliu, i cili në emisionin “Mega Sport” në A2CNN foli hapur për gjendjen që ka kapluar elitën e futbollit shqiptar në javët e fundit.

“Të jesh i dinjitetshëm, të jesh i qëndrueshëm është dobësi në këtë kohë, në këtë vend sepse masivisht nuk pashë të shqetësohej njeri përveç tifozëve që flisnin nëpër rrjete sociale. Nuk pashë të shqetësohej njeri nga ata që i nxjerrin sytë një arbitri për një faull jashtë zonës apo brenda zonës së rreptësisë apo për të tjera penallti që i bëjnë namin, s’ma dhe këtë radhë s’ma dhe atë radhë, shkojnë dhe falin një ndeshje.

Nuk është problem te ai që do ndeshjen për ta marrë. E meriton s’e meriton do bëjë punën e vetë brenda fushë së futbollit. T’i që e fal ndeshjen kush je? Sepse praktikisht me atë padrejtësi që ke bërë duke i falur një ndeshje kundërshtarit ke marrë më qafë një tjetër, një president të një klubi tjetër që ka shpenzu me miliona euro për të qenë në atë pikë dhe ti përmes një veprimi të padrejtë e ndëshkon atë që e ndëshkon një kategori më poshtë.

Gjej justifikime sa të duash, në futboll dhe në jetë në qoftë se unë e ngjyj dorën njëherë nuk thuhet që nuk je hajdut se vetëm njëherë e fute dorën në xhep. Në jetë e ka o je hajdut o s’je hajdut. Dhe normalisht nuk quhet hajdutllëk kur ti vjedh vetëm 1 gol apo dy gola, ti i ke vjedhur një ekipi tjetër një vit një aktivitet, një qytet tjetër e ke bërë të zhytet në depresion, një tifozeri tjetër e ke mërzitur. Nuk është aq e lehtë sa të thuash hajt më se e lamë dhe hajde ta kalojmë. Në Shqipëri kemi arritur në pikën ku gjithçka është në shitje”, tha Alliu.

 

Poll

Lexo gjithashtu