Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Të kënaq”, Trevisa Tufa elozhe Kërnajës dhe Partizanit: Trajner që di t’i menaxhojë lojtarët

Shkruar nga NEWSPORT
“Të kënaq”, Trevisa Tufa elozhe Kërnajës dhe
Trevis Tufa - Oltijon Kërnaja

E ftuar në emisionin “RubrikaSportive” në RTSH, gazetarja Trevisa Tufa ka folur për formën që po kalon Partizani. Sipas Tufës, të kuqtë kanë një grup mjaft të mirë dhe një trajner si Oltijon Kërnaja që di t’i menaxhojë lojtarët.

Ndër të tjera, gazetarja bukuroshe thekson se kjo lojë e Partizanit të kënaq, duke shtuar më tej që po plotëson edhe pritshmëritë e tifozëve.

“Po shohim një Partizan që është bërë grup, janë bërë bashkë. Shohim një trajner që di t’i menaxhojë lojtarët, di të menaxhojë grupin. Është një ekip, që më në fund është i plotësuar dhe që po bën më të mirën në fushë.

Ka vend për përmirësim?! Sigurisht, pasi gjithmonë në futboll ka vend për përmirësimë. Por ky Partizan po i plotëson pritshmëritë e tifozëve dhe që të kënaq në fushën e lojës”, tha Tufa.

Poll

Lexo gjithashtu