Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Të gjithë presin trajner nga jashtë, por Partizani e konfirmon brenda familjes së kuqe

Shkruar nga NEWSPORT
Të gjithë presin trajner nga jashtë, por Partizani e konfirmon
Partizani

Ikja e Orges Shehit ishte e bujshme te Partizani. Pavarësisht largimit të trajnerit durrsak, klubi i kuq nuk po nxitohet për afrimin e dikujt tjetër.

Madje në postimin e fundit ku janë ndarë foto nga stërvitja, Partizani i referohet Arbër Abilaliajt si trajner. Dhe pse nënkampionët nuk e kanë prezantuar zyrtarisht, është pikërisht ai që do e nisë sezonin në krye mesa duket.

Kujtojmë se Abilaliaj është dhe drejtori sportiv i Partizanit. Zgjedhje brenda familjes për presidencën, që kërkon një projekt afatgjatë për trajnerin e ri.

Nga vera e kaluar, te Partizani janë ulur 3 trajnerë. Fillimisht Zekic, më pas Shehi dhe dy herë Arbër Abilaliaj.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7