Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Të gjithë bashkë për një qëllim”, Ultras Egnatia paralajmërojnë Vllazninë: Të hënën është ditë historike

Shkruar nga NEWSPORT
“Të gjithë bashkë për një qëllim”,
Ultras Egnatia

Egnatia do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni. Rrogozhinasit do të sfidojnë Vllazninë në finalen e titullit, duel që do të luhet më 12 maj në orën 20:00 në “Arenën Kombëtare”.

Skuadra e Edlir Tetovës do të ketë patjetër mbështetjen e tifozëve. “Ultras Egnatia” kanë bërë një postim në rrjetet sociale dhe bëjnë thirrje që të gjithë të bëhen bashkë në mbështetje të ekipit.

Ndër të tjera theksojnë se të hënën të gjithë janë për një qëllim që të çojnë Egnatian drejt fitores. Është disa e historisë dhe “Ultras Egnatia” do të jetë aty si lojtari i 12-të i skuadrës.

“THIRRJE PËR TË GJITHË TIFOZËT E EGNATIAS

Të hënën luajmë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit – FINALJA E FINAL 4, Egnatia vs Vllaznia!

Kjo është një ditë historike për klubin tonë, për qytetin tonë dhe për çdo zemër që rreh për EGNATIAN

???? Data 12 maj duhet të na bashkojë.

❗ Stadiumi ka vetëm një ngjyrë: JESHILE DHE E BARDHË

Le të jemi të gjithë bashkë, pa ndasi, me një qëllim:

???? Të mbështesim djemtë tanë dhe ta çojmë Egnatian drejt fitores!

Ejani në stadium, merrni shokët, familjen dhe dashurinë për ekipin –

???????? Kjo është dita jonë! Kjo është finalja jonë!”, shkruhet në postim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga