E ardhmja e Lorenc Trashit ka marrë një kthesë të bujshme. Pas përjashtimit nga klubi i Flamurtarit me akuzat se shiti ndeshjen me penalltinë e shkaktuar që i solli dhe humbjen vlonjatëve përballë Bylisit, mbrojtësi mund t’i thotë lamtumirë kësaj skuadre pasi të përfundojë sezoni për të kaluar tek një tjetër ekip i Superiores.
Bëhet fjalë për Vllazninë që është e gatshme të përfitojë nga kjo situatë për ta bërë të vetin 33-vjeçarin, rrugëtimi i të cilit në Vlorë duket praktikisht i mbyllur. Kryesuesit momental të Abissnet Superiore duan të fitojnë kohë përpara se merkatoja e ardhshme e verës të nisë, duke zgjedhur të mbyllin tratativat në këtë fazë të mbyllur të kampionatit.
Burimet pranë klubit shkodran thonë se ekziston një plan që Trashi të “aterojë” në Shkodër për të qenë pjesë e skuadrës së Edi Martinit për edicionin e ardhshëm futbollistik, 2026-2027.
Bisedimet janë ende duke u zhvilluar mes palëve, pasi një pëlqim nga ana e lojtarit është e evitueshme, ndaj në javët në vazhdim priten më shumë kontakte përpara se dyshja të shkojnë drejt hedhjes së firmës.
