Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Te Elbasani “qajnë e qeshin” para Bylisit, një tjetër hap “fals” mund t’u kushtojë shtrenjtë

Shkruar nga NEWSPORT
Te Elbasani “qajnë e qeshin” para Bylisit, një tjetër
Elbasani

Elbasani prej disa javësh ka harruar shijen e fitores në kampionat. Verdheblutë për shkak të rezultatetve negative kanë zbritur nga “Play-Off” dhe tashmë ndodhen vetëm 3 pikë alrt zonës “Play-Out”.

Ditën e nesërme do të presin në shtëpi skuadrën e Bylisit për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 16-të. Skuadra e Roberto Bordin është e dënuar vetëm për 3 pikët, pasi në rast të kundër do ta shikonte vetën në zonën e mbijetesës.

Hapat fals mund të kushtojnë dhe për këtë nuk kanë rrugë tjetër veçse fitores. Para kësja përballeje në Elbasan “qajnë e qeshin” . Për timonierin italian ka lajme të mira, por mungojnë as të këqijat.

Kështu janë rikthyer nga dëmtimi Arsen Kasa dhe Emiliano mUsta dhe të dy do të jenë të gatshëm ndaj ballshiotëve. Ndërkohë do të vazhdojnë të mungojnë Ze Gomesh, Edon Hasani dhe Brunon Lulaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga