Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Te Elbasani gati të “zbrasin” arkat, drejtuesit “peshkojnë” te Dinamo e Ilir Dajës

Shkruar nga NEWSPORT
Te Elbasani gati të “zbrasin” arkat, drejtuesit
Ardit Toli

Ardit Toli është “ëndrra” e Elbasanit në këtë merkato. Futbollisti i cili aktualisht është pjesë e Dinamos, pëlqehet shumë nga Ivan Gvozdenovic.

27-vjeçari ofron siguri në mbrojtje dhe mesfushë dhe kjo bën që në Elbasan të kthejnë sytë nga ish-i i Tiranës. Eksperienca e tij në Superiore do të balanconte repartet te verdheblutë, me timonierin serb që do t’i besonte një rol të rëndësishëm në ekip.

Drejtuesit janë të gatshëm të “zbrasin” arkat për transferimin e tij dhe në ditët në vazhdim do të mësohet më shumë mbi këtë tentativë.

Ndërkohë nga krahu tjetër është po aq i rëndësishëm edhe për Dinamon e Ilir Dajës. Sezonin që u mbyll luajti në 29 ndeshje dhe ia doli të dhuronte edhe 3 asiste.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga