
Gjergji Kote është dëmtuar gjatë grumbullimit me Kombëtaren U21 të Alban Bushit. Talenti i Partizanit “fiket” kështu në një moment kyç të karrierës së tij, pasi po merrte edhe minuta me të kuqtë.
Kështu, Kote “lë në baltë” kuqezinjtë e Shpresave, por mesa duket për pak kohë edhe Partizanit. Një dëmtim që vjen në prag të merkatos verore. Ndërkohë që lajmin për dëmtimin e tij, e ka bërë të ditur vetë Federata Shqiptare e Futbollit.
Njoftimi i FSHF-së:
Kombëtarja shqiptare U-21 vijon përgatitjet intensive në kuadër të dy ndeshjeve miqësore në transfertë, ndaj Hungarisë dhe Turqisë. Grumbullimi ka nisur që prej ditës së martë, ndërsa skuadra stërvitet rregullisht nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi. Sa i përket gjendjes së lojtarëve, mesfushori i Partizanit, Gjergji Kote, është larguar nga grumbullimi për shkak të një dëmtimi dhe nuk do të jetë i gatshëm për këto dy sfida. Pjesa tjetër e grupit paraqitet në gjendje të mirë fizike dhe pa probleme.