Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Synojnë një vend në “Final – Four”, Teuta – Dinamo përplasin “brirët” në “Niko Dovana”

Shkruar nga NEWSPORT
Synojnë një vend në “Final – Four”, Teuta
Teuta - Dinamo duel nga sezonet e kaluara

Teuta dhe Dinamo është ndeshja e prapmbetur e javës së parë. Sfidë kjo që u shty 2 herë.

Fillimisht për shkak të angazhimit të “Bluve” në Conference League dhe së dyti për shkak se dinamovitët kishin disa futbollistë të angazhuar me ekipet Kombëtare dhe skuara s’do të ishte e plotë.

Por ditën e sotme kjo sfidë më në fund do të luhet. Teuta do të presë në “Nikjo Dovana” ekipin e Ilir Dajës dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e fitores, duel i prapambetur nga java e parë.

Ky takim është parashikuar të startojë në orën 15:00. Aktualisht kujtojmë se pas 2 ndeshjeve që ekipet kanë zhvilluar deri më tani, Dinamo ka 3 pikë, ndërsa durrsakët kanë grumbulluar 2 pikë.  Dueli mes tyre do të jetë një përballje “kokë më kokë” për një vend në “Final – Four”.

Poll

Lexo gjithashtu