Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

SUPERIORE/ Partizani nga Vlora “zhyt” Tiranën në zonën e ftohtë, Egnatia i “lëshoi rrugën” Vllaznisë (RENDITJA)

Shkruar nga NEWSPORT
SUPERIORE/ Partizani nga Vlora “zhyt” Tiranën në
Superiore

Superiorja mbylli ditën e djeshme ndeshjet e javës së 7-të të kampionatit. Në këtë javë ka fitore të rëndësishme nga disa ekipet, të cilat rikthehen në “shinat” e duhura.

Vllaznia mori një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat, teksa mposhti në transfertë Bylisin me shifrat 1-0. Pas këtij triumfi, shkodranët vazhdojnë të kryesojnë me 16 pikë. Pas kësaj jave bën një hap fals Egnatia. Rrogozhinasit nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 me Dinamon dhe në këtë mënyrë ndjekin Vllazninë me 2 pikë më pak.

Ndërkohë ekipi i Ilir Dajës është “forcë e 3-të” e kampionatit, teksa pas 7 javësh ka grumbulluar 11 pikë. Po kaq pikë kanë edhe Teuta dhe Elbasani. Durrsakët u ndalën në barazim nga Tirana, ndërsa verdheblutë e Ivan Gvozdenovic u mposhtën 2-1  ga Vora.

Pikërisht ekipimi Arian Bellait ngjitet në klasifkim pas 3 pikëve të marra ndaj Elbasanit. Tashmë me 10 pikë ndodhen në vendin e 6-të, teksa lënë prapa Partizanin me 7 pikë. “Demat” fituan me vuajtje 1-0 ndaj Flamurtarit dhe në këtë mënyrë lënë “zonën e ftohtë”.

Humbja ndaj Vllaznisë e zbret Bylisin në vendin e 8-të me 6 pikë, po aq sa Tirana e vendit të 9-të. Ndërkohë mbyll klasifikimin edhe këtë javë Flamurtari, me kuqezinjtë që kanë vetëm 2 pikë të grumbulluara në 7 javë kampionat.

 

SUPERIORE/ Partizani nga Vlora “zhyt” Tiranën në
 


 

Poll

Lexo gjithashtu