Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

SUPERIORE/ Elbasani i bëhet “makth” Vllaznisë, Vora, Partizani dhe Flamurtari “ringjallen” (RENDITJA)

Shkruar nga NEWSPORT
SUPERIORE/ Elbasani i bëhet “makth” Vllaznisë, Vora,
Superiore

Superiorja ditën e djeshme mbylli ndeshjet e javës së 11-të të kampionëtit. Tashmë është koha t’i hedhim një sy klasifikimit të skuadrave dhe renditjes.

Vllaznia tregoi “dhëmbët” ndaj Dinamos, me shkodranët që fituan në shtëpi 1-0 ndaj dinamovitëve. Pas këtij triumfi vazhdojnë të kryesojnë me 23 pikë pas 11 javësh.

Ndërkohë po kaq pikë ka dhe Elbasani që bashkëkryeson me shkodranët. Verdheblutë mposhtën po 1-0 Egnatian. Këto të fundit bëjnë një hap “fals” në kampionat, tkesa mbeten në kuotën e 19 pikëve pas humbes me Elbasanin.

Me 1 pikë më pak ndodhet Dinamo, që u mposht nga Vllaznia. Po humbje mori edhe Teuta, me durrsakët që u mposhtën me përmbysje 2-3 nga Partizani. “Djemtë e Detit” kanë 15 pikë dhe mbajnë vendin e 5-të në klasifikim.

Me 14 pikë ndodhet Vora, me këto të fundit që rikthehen te rezultatet pozitive në kampionat pas 3 javësh. Ekipi i Arian Bellait triumfoi 2-0 ndaj Tiranës në “Selman Stërmasi”.

Në javën e 11-të është ndalur Bylisi pas 2 fitoreve rresht. Ballshiotët u mposhtën 1-0 nga Flamurtari. Skuadra e Mirel Josës ndodhet në vendin e 7-të me 12 pikë. Po kaq pikë ka Partizani, me “Demat” që fituan ndaj Teutës dhe në këtë mënyrë sigurojnë pikë të rëndësishme në kampionat.

Fitore për “frymëmarrje” mori edhe Flamurtari, me vlonjatët që mposhtën 1-0 Bylisin dhe pas këti triumfi shkojnë në kuotnë e 8 pikëve, ndërsa lënë vendin e fundit. Tirana është ekipi që mbyll klasifikimin me vetëm 6 pikë pas 11 javësh.

SUPERIORE/ Elbasani i bëhet “makth” Vllaznisë, Vora,
 

 

Poll

Lexo gjithashtu