Në prag të derbit të kryeqytetit Tirana – Partizani, e vefshme për javën e 33-të në Superiore, e cila është planifikuar në datën 20 prill, ende nuk është marrë vendimi se kush do të vendosë “drejtësinë”.
Moderatori i emisionit “Skaner”, MCN, Gert Çarçani ka dhënë versionin e tij se kush duhet të arbitroi, fjala është për Emanuela Rustën. Por analisti Sulejman Starova ishte plotësisht kundër, duke e konsideruar jo të “denjë” Rustën për ta mbajtur nën kontroll derbin:
Gert Çarçani:
“Jareci duhet ta bëjë njeherë zemrën gur, pse nuk ia jep njëherë derbin Emanuela Rustës. I ka të gjitha mundësitë. T’i rrëzojmë këto klishetë jo Xhaja, jo Jorgji… Nuk ka asnjë të keqe të arbitrojë Rusta. Nëse do isha në pozicionin e Jarecit, do vendosja Rustën në derbi”.
Sulejman Starova:
“Mendon se Rusta është më e mirë nga të gjithë këta emrat që the?! Po pse e ke qejf ti atëherë? Për hir se është femër?! Jo mor vëlla, derbi do arbitrin më të mirë. Ne ia duam të mirën asaj, por… Për mua, Rusta nuk e mban dot këtë ndeshje, asnjëherë në botë. Nuk e ka klasin për këtë ndeshje. Po të ishte më e mira, në rregull”.
