Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Statistikat “trembin” Vllazninë, në Shkodër duhet “thyer” miti i transfertës

Shkruar nga NEWSPORT
Statistikat “trembin” Vllazninë, në Shkodër duhet
Vllaznia - Teuta

Vllaznia do të luajë sonte përballë Teutës në duelin e vlefshëm për javën e 31-të të Abissnet Superiore, e përcaktuar për t'u zhvilluar në orën 19:00.

Shkodranët vijnë nga fitorja me Partizanin në transfertë 2-0 dhe do të tentojnë të marrin pikët e plota përballë durrsakëve, me synimin për të vazhduar të palëkundur në pozitat e tyre në krye të renditjes.

Të besuarit e trajnerit Edi Martini vihen përballë një prove të rëndësishme, pasi statistikat që dalin në pah tregojnë për një “ngërç” të skuadrave pritëse. Në duelet direkte “kokë më kokë” mes Vllaznisë dhe Teutës, fitoret kanë shkuar në favor të skuadrave mysafire, çfarë do të thotë se asnjëra prej tyre nuk e ka marrë shijen e fitores si vendas në shtëpi.

Ndeshja e parë mes tyre në Durrës përfundoi në barazimin 1-1, ndërsa sfida e dytë në Shkodër nxorri Teutën fituese në shifrat minimale 1-0. Haku i shkodranëve u mor në “Niko Dovana”, të cilët fituan po 1-0.

Tashmë, e katërta mes tyre do të luhet në “Loro Boriçi” dhe situata në renditje s’mund të lejojë më ndalesa pasi në të kundërt, rivalët e të dyja ekipeve do të përfitonin goxha nga një tjetër barazim mes tyre.

Poll

Lexo gjithashtu