Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Statistikat "përkëdhelin" Tiranën para sfidës me Flamurtarin, nga Vlora mund të vijë "bileta" e qëndrimit në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
Statistikat "përkëdhelin" Tiranën para sfidës me
Flamurtari - Tirana

Tirana do të kërkojë me çdo kusht fitoren në sfidën e sotme ndaj Flamurtarit në Vlorë për javën e 30-të, e programuar për t'u zhvilluar në orën 19:00.

Bardheblutë të cilët mbajnë me vete dhe ecurinë pozitive që ringjalli në njëfarë mënyre dhe objektivin e tyre drejt qëndrimit edhe sezonin e ardhshëm në Superiore, shkojnë në stadiumin "Flamurtari" për tre pikët.

Çdo ndalesë në këtë fazë të mbetur të sezonit do të konsiderohej dështim tek "djemtë" e Orges Shehit, të cilët do bëjnë çmos të shmangin më të keqen për t'u larguar nga zona e ftohtë, teksa distanca me vendin e 7-të në të cilin ndodhet Bylis është vetëm tre. 

Kryeqytetasit vijnë më të avantazhuar në këtë duel, pasi në emrin e tyre flet fakti që në përballjet direkte, që prej vitit 2019, kur daton dhe fitorja e fundit e Flamurtarit, nuk njohin asnjë humbje. 

Poll

Lexo gjithashtu