Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Statistikat nuk e trembin Kërnajën, trajneri i Partizanit “kërcënon” shkodranët: I kam të gjithë të gatshëm, nuk më besoi askush për vendin e katërt

Shkruar nga NEWSPORT
Statistikat nuk e trembin Kërnajën, trajneri i Partizanit
Oltijon Kërnaja

Pas dy barazimeve radhazi në Superiore, Partizani do kërkojë rikthimin te fitorja. Rivali për “Demat e Kuqë” është Vllaznia kryesuese.

Ndeshja do të mbahet në stadiumin “Arena e Demave”, ndërsa kryeqytetasit do synojnë fitore e parë për këtë sezon ndaj shkodranëve, pasi kanë 2 humbje ndhe 1 barazim në 3 fazat e zhvilluara. Para takimit të nesërm, ka folur për mediat trajneri i Partizanit Oltijon Kërnaja:

A është gati Partizani? Besoj se po. Kemi pasur kohë të mjaftueshme për të përgatitur ndeshjen, falë ndeshjeve të kombëtares. Dihet rëndësia e ndeshjeve, kemi shtatë finale për të luajtur. Djemtë janë gati dhe do japin maksimumin.

Partizani nuk fiton që nga dhjetori i vitit 2024, sa ndikon? Nuk besoj se ndikon, statistikat janë për në letër. Ne do japim maksimumin në fushë. Ne me Vllazninë këtë sezon kemi luajtur tre ndeshje, dy në drejtimin tim.

Një ndeshje këtu është interpretuar jashtëzakonisht shumë mirë nga djemtë, pavarësisht rezultatit 1 me 1. Të gjithë  mendonin se duhet ta fitonim atë ndeshje, duke parë volumin dhe rastet e krijuara pafund. Është ndeshje e fortë, mes ekipeve që kanë histori në futbollin shqiptar. Të japim maksimumin dhe të hyjmë vetëm për fitore.

Mungesa e alternativave? Grupi është i gatshëm, janë të plotë për të luajtur ndeshjen e radhës. Vërtetë ne kemi pasur gjatë gjithë sezonit dëmtime të vazhdueshme dhe nuk kemi qenë të plotë, por falë madhështisë së klubit.

Mund të jemi ekipi me numrin më të lartë të lojtarëve në dispozicion. Ndoshta dhe mungesat nuk janë ndjerë. Çdo lojtar që ka hyrë ka bërë maksimumin.

Te klubi ynë kemi theksuar edhe më përpara, që pesha është e grupit dhe jo individit. Individi është për të bërë diferencën, ndërsa fuqia dhe gjithë pesha e ekipit është te grupi që na bashkon.


Cila është pjesa më e vështirë, të arrinit apo mbani vendin e katërt? Presion nuk shohim, është përgjegjësi për fanellën dhe emrin e ekipit. Partizani gjithmonë lufton për trofe, të renditet sa më lart në tabelë.

Kur e kemi thënë në fillim, nuk e ka besuar askush. Tani jemi ne që e kemi arritur dhe do bëjmë maksimumin për ta mbajtur. Nuk është presion, por përgjegjësi që djemtë po e zbatojnë shumë mirë deri tani.

Poll

Lexo gjithashtu