Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“SofaScore” vendos yjet e Elbasanit dhe Egnatias në krye, Partizani nderohet nga 3 futbollistë (NOTAT)

Shkruar nga NEWSPORT
“SofaScore” vendos yjet e Elbasanit dhe Egnatias në krye,
Kategoria Superiore

Superiorja mbylli në fundjavë ndeshjet e javës së 6-të të kampionati. Pas kësaj jave vazhdon të kryesorë Elbasani, ndërsa ndiqet nga Egnatia, Dinamo e Vllaznia.

Tashmë pas kësaj jave, “SofaScore” ka zgjedhur 11 futbollistët që shkëlqyen, duke i vendosur në formacionin më të mirë të javës. Për secilin nga futbollistët ka edhe një notë, për t’i vlerësuar për paraqitjen e tyre në fushën e lojës.

Kështu në krye të të gjithë të tjerëve janë vendosur Albanese i Egnatias dhe Gomes i Elbasanit, të vlerësuar me 8.2, ndërkohë nga krahu tjetër Partizani “përfaqësohet” me 3 futbollistë. Skuka (7.9), Human (7.5) dhe Isgandarli (7.9), teksa edhe Elbasani ka 3 lojtarë. Përvec Gomes, pjesë e kësaj 11 janë edhe Olberkis (7.3) dhe Musta (7.9).

Nga Vllaznia janë Gurishta (7.4) dhe Kallaku (8.0), teksa Dinamo përfaqësohet vetëm nga Teixeira (7.3). Me 1 futbollist është edhe Bylisi, ku Vachoux është në portë dhe është vlerësuar me (7.9).

“SofaScore” vendos yjet e Elbasanit dhe Egnatias në krye,
 

 

Poll

Lexo gjithashtu