Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Skuka “show” dhe dy raste flagrante, sulmuesi i Partizanit “shtin pa fishekë” në Vlorë… E shkuara dhe e tashmja që tremb

Shkruar nga NEWSPORT
Skuka “show” dhe dy raste flagrante, sulmuesi i Partizanit
Xhuliano Skuka

“Zbarkimi” i sulmuesit Xhuliano Skuka te Partizani krijoi eufori te tifozët dhe bordi. Por në një kohë të shkurtër duket se gjithçka ka ndryshuar si me “magji. Ai ka qenë në fushë për 5 ndeshje të Superiores me “Demat e Kuq” këtë sezon, por në asnjë rast nuk e ka gjetur golin.

“Kupa” duket se është mbushur në takimin ndaj Flamurtarit. Skuka pati dy raste të “arta” shënimi, ama nuk u tregua “gjahtar” goli, e përkthyer me mungesë konkretizimi. Kjo nuk ishte e gjitha.

Në jo pak raste, 27-vjeçari u tregua egoiste ndaj Flamurtarit, duke mos pasuar në zonën mike për shokët e ekipit. Ndryshe nga sa ndodhi para disa sezonesh, kur sulmuesi i lindur në Dibëri mori profilin e “heroit” te Partizani, tashmë po diktohet si “hije” që lëviz në fushë, pa asnjë efekt në shërbim të ekpit.        

Poll

Lexo gjithashtu