Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Skuka i pandalshëm, protagonist kundër Egnatias”, Lirim Zalla i jep meritat trajnerit: Oltijon Kërnaja është shtysa kryesore te Partizani

Shkruar nga NEWSPORT
“Skuka i pandalshëm, protagonist kundër Egnatias”, Lirim
Oltjon Kërnaja dhe Lirim Zalla

Partizani i drejtuar nga Oltijon Kërnaja është futur me ritëm të plotë, e përkthyer me ecurinë më të mirë në 5 ndeshjet e fundit të Superiores (4 fitore dhe 1 barazim).

Duket se triumfi 2 – 0 kundër kampionëve të Egnatias ka bërë “zhurmë”. Lirim Zalla, pjesë e panelit në emisionin “Skaner”, MCN, i ka dhënë “kreditet” sulmuesit Skuka, presidentit Demi dhe padyshim trajnerit Kërnaja:

“Të dy golat e Partizanit erdhën nga Skuka. Ai hyri shumë lehtë në brendësi të zones rivale. Xhuliano Skuka ishte i pandalshëm dhe e zgjidhi ndeshjen që në minutat e para.

Te Partizani është rindërtuar një grup shumë interesantë me në krye presidentin Gaz Demi. Rruga më e lehtë për të kapur Evropën është Kupa.

Do e ketë shumë të vështirë për të arritur 3 ekipet e para. Për mua, shtysa kryesore që Partizani po ecën në këtë ritëm është trajneri Oltijon Kërnaja”.

Poll

Lexo gjithashtu