
Egnatia triumfoi ndaj Vorës me rezultatin minimal 1-0 në sfidën e vlefshme për javën e 6-të të Superiores. Flamur Ruçi u zgjodh lojtari më i mirë i takimit, i cili doli në prononcim për mediat.
“Jam i lutmur për golin, por më shumë i lumtur për vazhdimësinë. Shpresoj të vazhdojmë kështu për objektivat e ekipit. Jemi mësuar me këtë mentalitet duke fituar dhe po bëjmë mirë.
Ke fituar trofe “Lojtar i Ndeshjes” edhe sezonin e kaluar, edhe këtë sezon, kush të shijon më shumë? Normalisht që këto, por s’keni parë gjë akoma.
Jam një lojtar kokëulur, gjithsesi mund të jem dhe unë si shoku që gaboi rastin. Ne jemi një familje dhe duhet të mbështesim njëri-tjetrin. Shpresoj ta ndihmoj sa më shumë ekipin.
A jam si Lushkja? Flasim në fund të sezonit, sepse ai ka bërë shumë mirë vjet.
I falenderoj dhe çunat se pa ata nuk do e merrja këtë çmim. Dihet që janë kampionë dhe e kanë dy vite dhe e kanë treguar veten e tyre, ta bëjnë më të lehtë punën”, u shpreh Ruçi.