
Skenderbeu - Teuta
Teuta ka udhëtuar në transfertë për të sfiduar Skënderbeun, takim i cili do të në orën 19:00 në Korçë. Dy ekipet do të bëjnë mes tyre llogaritë për javën e 4-të të Superiores.
Durrsakët e Edi Martinit do të tentojnë rikthimin te fitorja në kampionat për t’iu larguar fundit të klasifikimit. Një kundërshtarë ku “djemtë e detit” e kanë si “kafshatën” e preferuar.
Në 10 duelet e fundit mes tyre, Teuta ia ka dalë të triumfojë në 7 duele. Ndërkohë 1 ndeshje është fituar nga Skënderbeun, ndërsa 2 sfida të tjera kanë përfunduar në barazim mes tyre. mbetet të shihet nëse të enjten do të thellohen këto statistika nga durrsakët, apo korçarët do të “hakmerren”.
Poll