Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Situata e trazuar me Skukën, te Partizani gjejnë sulmues në Itali dhe rikthejnë objektivin e Egnatias në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
Situata e trazuar me Skukën, te Partizani gjejnë sulmues në Itali
Rrok Toma

Te Partizani janë shumë afër transferimit të një sulmuesi për këtë sezon. Situata e trazuar me Xhuliano Skukën ka shtyrë drejtuesit që të përshpejtojnë gjërat për transferimin e një tjetër futbollisti.

Kështu Rrok Toma duket shumë afër rikthimit në Superiore, i cili është në pronësi të UC AlbinoLeffe në Itali. Sezonin e kaluar e mbylli me Teutën dhe tashmë mund të veshë fanellën e të kuqve për këtë sezon.

Ndërkohë vlen të theksohet se talenti i Kombëtares U-21 ishte një “dëshirë” e Egnatias, por rrogozhinasit deri më tani uk kanë mundur dot të sigurojnë shërbimet e tij.  Gjithsesi në ditët e ardhshme pritet të mësohet më shumë mbi të ardhmen e sulmuesit shqiptar.

Poll

Lexo gjithashtu